Vuçiq nga Beogradi: Jepni dritën e gjelbër Gjykatës Speciale

Lajme

Vuçiq nga Beogradi: Jepni dritën e gjelbër Gjykatës Speciale

Më: 29 maj 2015 Në ora: 13:04

Pas përfundimit të vizitës së tij dy-ditore, kryeministri serb Aleksandër Vuçiq nga Serbia është prononcuar për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Ai ka thënë se do të ishte mirë po që se Prishtina i jep dritën e gjelbër kësaj gjykate që do të merrej me krimet e kryera nga UÇK-ja, duke shtuar se deputetët serbë në Kosovë do të votojnë pro amandamentimit të kësaj gjyakte.

Ai ka thënë se ka besim në punën e Clint Williamson'it, si dhe organizatave të ndryshme që, sipas tij, kanë mbledhur prova mbi krimet e kryera dhe kanë arritur rezultate në zbardhjen e tyre.

Ai ka thënë se shpreson që të shoh të dënuar të bazuara mbi evidencat dhe rezultatet e hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat