Thaçi: Aktgjykimi për Grupin e Drenicës vë në dilemë drejtësinë

Lajme

Thaçi: Aktgjykimi për Grupin e Drenicës vë në dilemë drejtësinë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 12:17

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit të Kosovës, por sipas tij, aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim.

Ja postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i imi. Aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së por edhe për të njollosur vetë drejtësinë. Kjo tendencë tanimë nuk mbulohet nga asgjë dhe askush”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat