Vetëm ushtria e Kosovës rregullon situatën e brishtë në veri

Lajme

Vetëm ushtria e Kosovës rregullon situatën e brishtë në veri

Nga: N.Sh. Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:51

Çdo shtet i pavarur, demokratik dhe sovran e ka ushtrinë e saj të rregullt, e cila kujdeset për kufijtë e saj shtetëror, e brenda atyre kufijve bënë ruajtjen e sigurisë të shtetit të vet.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thekson se, tani për situatën e çështjes së sigurisë në Kosovë si obligim dhe garanci për ruajtjen e saj e kanë Amerika dhe BE me NATO-n.

“Kjo siguri megjithatë është në funksion e sipër mbasi që prej vitit 1999 prej marrëveshjes së Kumanovës nuk kemi pasur raste që kufiri i Kosovës dhe fqinjëve të saj është sulmua. Në veri të Mitrovicës ndodhë që kemi në disa raste eksese të çështjes së sigurisë por ato janë në të shumtën, raste individuale të qytetarëve të këtyre trevave. Megjithatë, situata në veri mund të thuhet që është e brishtë dhe jo e qëndrueshme, duke pasur parasysh situatën e brishtë të pasluftës e që dy shtetet Kosova dhe Serbia po i kushtojnë rendësi kësaj situate dhe me bisedime ndërkombëtare po mundohen që këtë situatë ta tejkalojnë në mënyrë paqësore, sikur për rastin e asociacioneve të komunave serbe e shumë çështje tjera rreth sigurisë për banorët e këtyre trevave”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, është e kuptueshme që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj dhe vetë fakti që një ushtri e shtetit të Kosovës vetvetiu do të ndikojë në preventive në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë e cila është pjesë përbërëse e qytetarëve të sajë.

“Bisedimet e këtyre ditëve dhe vizitat e ndërsjellat mes shteteve fqinjë si në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni etj. janë dëshmi se po i kontribuohet ruajtjes së sigurisë mes shteteve, prandaj nuk ka arsye të besohet se në veri do të tensionohet situata mbasi ajo nuk i shkon asnjërit shtet për shtati. Konflikti i para do ditëve në Kumanovë jep argumente shqetësuese dhe mund të tensionoj situatën e sigurisë mes shteteve poqëse nuk bëhet analizë e thuktë prej institucioneve të Kosovës dhe nuk zbulohet shkaqet e konfliktit në Kumanovë. Edhe ky është një arsye evidente se Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj sa më parë, dhe po të ishte që moti ushtria e Kosovës nuk besoj se do ishte konflikti i Kumanovës dhe situata e sigurisë në veri do të ishte shumë ma stabile”, thekson Hajrullah Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat