Prona e paluajtshme e përbashkët duhet ë regjistrohet në emër të dy bashkëshortëve

Lajme

Prona e paluajtshme e përbashkët duhet ë regjistrohet në emër të dy bashkëshortëve

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:22

Agjencioni për Barazi Gjinore i Republikës së Kosovës dhe USAID-i, në bashkëpunim me zyrtaren për barazi gjinore në Komunën e Mitrovicës, Besa Veseli, organizuan në Mitrovicë një debat publik rajonal, lidhur me Projekt-Udhëzimin Administrativ për përmasat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët, në emër të dy bashkëshortëve.

Në këtë debat që u mbajt në Hotelin Pallace , ishin të pranishëm zyrtarë për barazi gjinore dhe zyrtarë ligjor dhe zyrtarë të tjerë nga tri komunat e rajonit, Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Fillimisht para pjesëmarrësve u paraqit Projekt-propozimi në fjalë, ndërkaq më pastaj të pranishmit bënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, si dhe propozuan rekomandime për plotësimin e Projekt-propozimit.

Veseli, e vlerësoj të rëndësishëm këtë takim, në të cilin u dhanë rekomandime të çmuara nga përfaqësuesit e komunave. “Rekomandimet që u dhanë në këtë debat kishin më tepër karakter plotësues të këtij dokumenti, duke insistuar që të dy bashkëshortët të bëjnë regjistrimin e pronës së përbashkët të paluajtshme. Pothuaj të gjithë diskutuesit thanë se është më se e domosdoshme që çiftet bashkëshortore të jenë të barabartë edhe me rastin e regjistrimit të pronës së përbashkët të paluajtshme”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat