Konjufca kërkon përgjegjësit që i dërguan e tradhtuan djemtë në Kumanovë! (Video)

Lajme

Konjufca kërkon përgjegjësit që i dërguan e tradhtuan djemtë në Kumanovë! (Video)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 21:47

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në emisionin Forum të Televizionit Rrokum, ka kërkuar personin i cili i dërgoj dhe i tradhtoje djemtë në Kumanovë.
Ai e ka akuzuar kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski se e ka shfrytëzuar këtë pretekst me i vra, djegë e dëbu shqiptarët si Milloshevici në Kosovë.
Konjufca thotë se dikush duhet me marrë përgjegjësinë, e këtë duhet bërë institucionet e Kosovës, të Maqedonisë, e sidomos pala shqiptare atje.
Konjufca e ka bërë të qartë se Vetëvendosje nuk ka me votuar për transformimin e FSK’së ne Ushtri, pa ardhur organogrami i qartë i armatës se Kosovës.
Sipas tij, nëse ndahet edhe ushtria, atëherë Serbia po fiton autonominë në Kosovës. Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, është i bindur se amendamentet për Gjykatën Speciale nuk kanë me u miratuar nesër. E nëse kjo ndodhë, ai thotë se Kosovë, në 5 vjetët e ardhshme ka me qenë në mediat botërore si vend i trafikut te organeve, e i veprimeve tjera kriminale.
E gjithë kjo, thotë ai ka me i qitë heje të zezë shtetit tonë. Konjufca paralajmëroi se Vetëvendosje ka me propozuar dhe është për një gjykatë që ka me i gjykuar të gjitha krimet e kryera ne Kosovë. E për dënimin e Grupit te Drenicës, ai thotë se është i tmerrshëm. Sipas tij Kosova është në krizë te thelle momentalisht, tu e kritikuar qeverisjen e Isa Mustafës, sipas tij ky i fundit është ulë në prehrin e Hashim Thaçit e po vepron njëjtë si ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat