Takohen Jahjaga, Mustafa dhe Thaçi-presin që nesër Kuvendi të votojë pro Speciales

Lajme

Takohen Jahjaga, Mustafa dhe Thaçi-presin që nesër Kuvendi të votojë pro Speciales

Më: 28 maj 2015 Në ora: 21:18

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar kryeministrin Isa Mustafa dhe zv/kryeministrin zotëri Hashim Thaçi me të cilët diskutoi rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat