BE heq vizat me Timorin Lindor, por jo me Kosovën

Lajme

BE heq vizat me Timorin Lindor, por jo me Kosovën

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:53

Më 26 maj, BE dhe Timori Lindor kanë nënshkruar një marrëveshje për heqje të vizave për qëndrim të shkurt në një ceremoni të mbajtur në Bruksel.

Në emër të BE, marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesja Ilze Juhansone, ambasadore dhe përfaqësuese permanente e Letonisë si dhe Yolanda Gallego-Casilda Grau, kreu i njësitit për “Politikat e Vizave” në Komisionin Europian. Ndërsa nga ana e Timor-it Lindor, palë e kësaj marrëveshje ishte zëvendësministri i Jashtëm i këtij shteti, Roberto Sarmento de Oliveira Soares, thuhet në një njoftim të Këshillit Europian, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e re për regjim të viza ofron lëvizje të lirë të shtetasve të shteteve të BE-së për udhëtim në Timor Lindor dhe anasjelltas, për periudhë 90 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat