Franca kthen mbrapsht 50 shqiptarë

Lajme

Franca kthen mbrapsht 50 shqiptarë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:20

Autoritetet franceze kanë kthyer sot në Shqipëri 50 shtetas shqiptarë për shkelje të rregullave të qëndrimit në zonën shenjen
Lajmi raportohet nga Policia e Shtetit, sipas së cilës të riatdhesuarit mbërritën rreth orës 15:00 në portin e Rinasit. Ata udhëtuan drejt vendit tonë në një avion “Charter”, organizuar nga autoritetet franceze dhe agjencia “Frontex”.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia Shqiptare, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese franceze dhe “FRONTEX”.

Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot kanë marrë ekspuls dhe do të lejohen për 5 vjet të shkelin në zonën Shengen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat