Qeveria ka harruar veriun e Kosovës!

Lajme

Qeveria ka harruar veriun e Kosovës!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:31

Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë që të integrojë komunat veriore të vendit në sistemin e drejtësisë. Pavarësisht se në programin e Qeverisë parashihet si prioritet, thuhet se kjo nuk mund të bëhet shpejtë.
Situata në veriun e Republikës së Kosovës, po vazhdon të jetë e ngarkuar dhe e tensionuar nga individ dhe grupe të ndryshme të lidhura me krimin dhe të instrumentalizuara nga Beogradi zyrtare.
Që nga mbarimi i luftës dhe ndërhyrjes historike shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, ajo pjesë veriore e Mitrovicës dhe e Republikës së Kosovës ka qenë vatër krize dhe tensioni ndëretnik, vlerësojnë analistët politik dhe njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë.
Një qytetar që jeton në veri të vendit, pa dashur të identifikohet thotë se Ministria për Kthim që udhëhiqet nga serbët, po pengon kthimin e shqiptarëve në veri, ndërsa po ia mundëson kthimin siç ka ndodh prej vitesh, edhe serbëve që kurrë nuk kanë jetuar as vetë dhe as paraardhësit në Kosovë. Madje ka me mijëra raste që marrin ose pensione ose ndihma sociale nga Kosova pa ndejt fare në veri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat