Hapet panairi për Shëndetësi dhe Turizëm

Lajme

Hapet panairi për Shëndetësi dhe Turizëm

Më: 28 maj 2015 Në ora: 16:57

Në Prishtinë është hapur panairi i parë ndërkombëtar i Shëndetësisë dhe Turizmit, në të cilin po marrin pjesë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Greqia, Gjermania.

Në këtë panair kompanitë do të ekspozojnë pajisje dhe teknologji nga disiplina të ndryshme mjekësore dhe do të prezantojnë para qytetarëve oferta turistike.

"Në këtë panair që është organizuar nga kompania “Oscar SHPK”, kompanitë dhe subjektet pjesëmarrëse do të ekspozojnë para publikut të gjerë dhe profesionistëve shëndetësor pajisje dhe teknologji nga disiplina të ndryshme mjekësore përfshirë ato diagnostike, terapeutike dhe rehabilituese.

Po ashtu kompanitë vendore e ndërkombëtare do të prezantojnë para qytetarëve oferta turistike për këtë vit, përfshirë ofertat për lloje të ndryshme të turizmit.

Organizatorët e këtij panairi thanë se përmes këtij panairi, mëtojnë të krijojnë një lidhje dhe bashkëpunim që për rezultat do të ketë aplikimin e pajisjeve dhe metodave të reja në trajtimin sa më bashkëkohor dhe cilësor të pacientëve.

Në hapje të këtij panairi morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, zëvendeskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ish deputeti Jeton Sfirca, përfaqeuses nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Panair i Shëndetësisë dhe Turizmit, është rezultati bashkëpunimit midis kompanisë “Oscar Shpk” dhe partnerëve të saj vendor e ndërkombëtarë", thuhet në komunikaten për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat