Superaksion i policisë, arrestohen disa persona për fajde, detyrim, kanosje dhe krim të organizuar

Lajme

Superaksion i policisë, arrestohen disa persona për fajde, detyrim, kanosje dhe krim të organizuar

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:53

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, kanë arrestuar shtatë persona nën dyshimin e bazuar për fajde, detyrim, kanosje dhe krim të organizuar
Prishtinë, 28 maj 2015 - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, ka realizuar një operacion policor lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me organizimin e fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve.
Sot me dt. 28.05.2015 në rajonet Prizren dhe Pejë ( në njëmbëdhjetë lokacione), ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “KRISTAL”, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.
Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm. Të dyshuarit e arrestuar janë:
1. K. K. dt. L. 1986 Kosovar/shqiptar
2. T. K. dt. L. 1996 Kosovar/shqiptar
3. Gj. K. dt. L. 1962 Kosovar/shqiptar
4. Gj. K. dt. L. 1996 Kosovar/shqiptar
5. B. B. dt. L. 1975 Kosovar/shqiptar
6. B. O. dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar
7. M. K. dt. L. 1960 Kosovar/shqiptar
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
1. Para të gatshme 303.235,oo (treqind e tremijë e dyqind e tridhjetë e pesë) euro; 1.100,oo (njëmijë e njëqind) franga zvicerane;
2. 700 (shtatëqind) gram ari
3. 6 (gjashte) armë kalibrash te ndryshëm;
4. 224 Fishek kalibër te ndryshëm;
5. 7 (shtatë) vetura;
6. 2 (dy) jelekë antiplumb; 2 (dy) shufra policore; 1 (një) radiolidhje; 1 (një) sprej; 1 (një) boks hekuri;
7. 13 (trembëdhjetë) telefona celular;
8. 5(pesë) laptop; 1 (një)shtëpizë kompjuteri
9. Dokumente tjera që vlejnë si prova për procedure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat