Rumania mund të njohë Pavarësinë e Kosovës

Lajme

Rumania mund të njohë Pavarësinë e Kosovës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:30

Rumania mund ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, pas samitit për krerët e shteteve të Europës Juglindore, siç shkruan e përditshmja Epoka e Re, ka deklaruar se duhet të bëhet njohja e Kosovës.

Në vitin 2008 Rumania vendosi të mos e njohë Kosovë, ka shpjeguar ai, megjithatë gjërat kanë ndryshuar prej kësaj kohë, qeveritë gjithashtu dhe disa vendime të reja duhen marrë.

Kryeministri rumun ka nënvizuar si arsye kryesore dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur Shtetin e Kosovës.

Tv Klan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat