Mustafa takim kokë më kokë me Gruevskin, hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Lajme

Mustafa takim kokë më kokë me Gruevskin, hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Më: 28 maj 2015 Në ora: 12:24

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovë Isa Mustafa dhe homologu i tij maqedonas Nikola Gruevski janë takuar pas konferencës së përbashkët të kryeministrave të rajonit në Samitin e SEECP-së tek Pallati i Kongreseve.

Situata politike në Maqedoni dhe konflikti i armatosur në Kumanovë kanë qenë temat të cilat janë diskutuar në takimin mes tyre.

Në një prononcim për mediat pas takimit në Pallatin e Kongreseve ku u mbajt Forumi, Mustafa tha se vetëm hetimi ndërkombëtar mund të zbardhë ngjarjen. Nga bisedimet me autoritetet maqedonase Mustafa mohoi të ketë dalë autopsia zyrtare për të vrarët në Kumanovë.

Ai tha se fakti që ka dalë në media se 8 pjesëtarët e grupit të armatosur nga Ushtria Çlirimtare e Maqedonisë u vranë pasi u vetëdorëzuan, nuk është zyrtar pas ende nuk ka një raport të autopsisë.

Sa i përket deklaratës që ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi bëri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të padisë Serbinë për gjenocid, Mustafa u shpreh: Ka qenë një iniciative, ka ndodh një gjë që ka përmasa të gjenocidit. Ka ndodh një luftë e padrejtë. Ne duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës shtrëngoi dorën sot me homologun e tij serb Vuçiç dhe kjo sipas Mustafës ishte një gjest që tregon tashmë normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Tashmë marrëdhënia mes nesh është normalizuar dhe e rëndësishme është që të vazhdojmë bisedimet për të zgjidhur problemet tona”, tha Mustafa.

Mustafa takim kokë më kokë me Gruevskin

Teksa vijojnë punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa po zhvillon një takim kokë më kokë me homnologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski.

Mendohet që arsyeja e takimit të jenë ngjarjet e fundit në Kumanovë, pas së cilës ka patur akuza të ndërsjellta nga të dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat