Edhe sot mot i freskët, uikendi me diell dhe i ngrohtë

Lajme

Edhe sot mot i freskët, uikendi me diell dhe i ngrohtë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:36

Edhe ditën e sot parashikohet të mbajë mot i freskët dhe me vransira, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat maksimale do të mbesin rreth 15C-16C, e ato minimale do të zbresin deri në 7C, e të premten në mëngjes deri në 6C. Era do të fryejë nga veriu 3-6m/s.

Nga dita e premte fillon përmirësimi i motit ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell, dhe temperaturat do të fillojnë të rriten, të premten deri në 20C-21C, e për uikend deri në 24-26C. Edhe minimalet pritet të rriten në 8C-10C. Të premten era do të fryejë nga veriu 3-4m/s, e për uikend do të fryejë erë e lehtë nga ana jugore 1m/s. Të dielen në mbrëmje vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë.

Të hënën do të mbajë mot i ngrohtë dhe pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale do të rritet në 25C-26C, ndërsa era do të fryejë nga juglindja 2-4m/s.

Shtypja atmosferike do të ngritet mbi vlera normale dhe do të mbetet stabile gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat