As tradhtarët e Prishtinës dhe Shkupit, nuk e shpëtojnë Gruevskin dhe Ahmetin!

Lajme

As tradhtarët e Prishtinës dhe Shkupit, nuk e shpëtojnë Gruevskin dhe Ahmetin!

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:23

Nëse grupi i luftëtarëve të Kumanovës ishin të përgjuar, nëse grupi i luftëtarëve kishte edhe mercenarë, nëse grupi ishte dekonspiruar ende pa shkuar, sepse për luftë flitej në Likovë, Kumanovë, Shkup e Tetovë, ka pak vend më për tradhti klasike.
E gjitha që bëhet fjalë është përzierja e skenarëve, atyre në Kosovë e Maqedoni, me mpleksjen e shërbimeve më delikate, të cilat veprojnë për një konfiguracion më të gjerë, për një rrjedhojë më të fuqishme ngjarjesh, dhe për një shtrirje më të madhe ndikimi.
Por, nëse i marrim të besueshme këto përgjime që i ka hetuesia, ato e bëjnë përgjegjës po këtë institucion që nuk veproi, sikur që e bëjnë përgjegjës edhe pjesën tjetër të institucioneve, të atyre më të larta të shtetit.
Dhe nëse askush tjetër nuk ka shkruar, “Bota sot” në vazhdimësi që nga rasti i Gushincës ka shkruar duke u bërë thirrje institucioneve të Kosovës, por edhe të Shqipërisë që të veprojnë, që të bëjnë më të mirën e mundshme. Pra, në këtë situatë ku përgjimet vetëm sa e forcojnë përgjegjësinë e institucioneve, ato e rritin fajësinë e tyre, dhe e bëjnë të dënueshme juridikisht, pasi bëhen bashkëpjesëmarrëse në vrasje, ekzekutim.
Por, nëse lufta zgjerohet apo luftimet përsëriten në Maqedoni, kush do ti merr përsipër përgjegjësitë? Nëse ndodhin vrasje të reja, si pasojë e mosveprimit apo për shkak se lufta e Kumanovës, është një projekt tjetër, jo aq sa pretendohet të bëhet me përgjimet, janë dilema që zgjidhin dot spiunët në media, as poltronët e Gruevskit dhe Ali Ahmetit.
Çfarë do të thonë përgjimet dhe dëshmitarët e rinj!? Sigurisht që sërish do të jenë shërbimet sekrete që nëpërmjet tyre do të mundohen të injektojnë, kanalizojnë dhe kontrollojnë situatën e re.
Një shpërthim i shpejt politik në Maqedoni do të mund ta nxirrte situatën jashtë kontrollit plotësisht, andaj gjërat duket se do të lëvizin drejt një situate të kontrollueshme, por e cila si kulminaciaon vështirë se do ta ketë më në politikë Gruevskin dhe Ali Ahmetin. Ndërsa, këta mbështjelluesit në Kosovë tashmë janë vënë në dispozicion të mbrojtjes së Ali Ahmetit.
Ngjarjet në Kumanovë ndikuan sigurinë e gjithë rajonit. Serbia, që mund të jetë e përfshirë në këtë skenar, ishte e para që vendosi forcat në kufi me Maqedoninë, ngjashëm veproi edhe Bullgaria, dhe pastaj edhe Kosova e Shqipëria, duke aktivizuar policinë speciale. Por, kjo ngjarje rikthen furishëm vëmendjen tek pasiguria në Kosovë, në fakt tek paaftësia e institucioneve për të ofruar siguri të vërtetë, pa praninë e forcave ndërkombëtare. Për një FSK të paarmatosur dhe po ashtu një polici e përgatitur simos më keq për situata konflikti.
Ata që luftuan vërtetë në Kumanovë as nuk ishin mercenarë dhe as tradhtarë, tradhtia për të cilën flasim, ishte tradhti mes shokësh në linjë horizontale, ndërsa në linjë vertikale, ishte tradhtia, që ju bë pikërisht këtyre të disponueshëmve, si ‘mercenarë’, e që në fakt u çuan në ekzekutim. I.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat