Prishtinasja shkon në Siri, lind fëmijën pak ditë pas iu vra bashkëshorti

Lajme

Prishtinasja shkon në Siri, lind fëmijën pak ditë pas iu vra bashkëshorti

Nga: H.Orana Më: 28 maj 2015 Në ora: 10:17

E.S. 22 vjeqare është një nga gratë e Prishtinës që është nisur për në Siri bashkë me bashkëshortin e saj. Në kohën kur ajo mori rrugën për në Siri ishte 5 muajshe shtatëzënë, ndërsa ka lindur fëmijën vetëm pak ditë më parë. Ndërsa tri javë më parë bashkëshorti i saj ka vdekur në luftën e Sirisë. Bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ishte një qytetar nga Prishtina me emrin Mehdi, i vrarë tri javë më parë.

Një familjar i saj i cili nuk do të prononcohet me emër tregon për këtë ngjarje. Ai thotë se E.S. ka mbetur në Siri me fëmijën e sapolindur pasi bashkëshorti i është vrarë tri javë më parë.

Katër muaj më parë ata kishin marr rrugën për në Siri, ndërsa E.S. tani komunikon fare pak me familjarët e saj, vetëm përmes mesazhave, pasi nuk i lejohet më tepër.

Përjetime të tilla si kjo ka pas shumë deri më tani, pasi shumë qytetarë të Kosovës janë nis për në Siri bashkë me gra dhe fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat