Protestë për grupin Drenica, protestuesit lirojnë rrugën (Foto/Video)

Lajme

Protestë për grupin Drenica, protestuesit lirojnë rrugën (Foto/Video)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:49

(E plotësuar) Është liruar magjistralja Prishtinë – Pejë, te kryqëzimi i Komoranit, e cila për disa orë kishte qenë e bllokuar, nga një numër i qytetarëve të cilët shprehnin pakënaqësinë e tyre për aktgjykimin për grupin Drenica I dhe II.

“Rreth 200 persona të cilët kishin bllokuar rrugën të kryqëzimi i Komoranit, kanë liruara këtë rrugë. Komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

******************************************************

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për dënimin e Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së, mijëra qytetarë të Skenderajt, sot që nga ora 8 e mëngjesit kanë filluar një protestë në rrugët e Skenderajt. si rrjedhojë, raportohet se është bllokuar kryqëzimi i Komoranit.

Qytetarët në duar mbanin pankarta ku bëhet thirrje kundër dënimit të ish-komandantëve dhe kundër EULEX-it.

Ata bënin thirrje kundër siç thanë, dënimeve të padrejta që u bënë nga gjykata në Mitrovicë. Protesta e sotme është organizuar nga Shoqata e dala nga lufta dhe punëtorët e administratës komunale, ku më pas i janë bashkuar edhe shumë qytetarë. ​

Kryqëzimi i Komoranit është bllokuar nga vetura dhe qytetarë të shumtë.

Në këto fotografi që i ka dërguar një shikues i Klan Kosovës shihet sesi një grup personash që mbajnë flamuj në duar e kanë bllokuar qarkullim në këtë kryqëzim.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas, së bashku me disa qytetarë në shenjë proteste për dënimin e grupit Drenica kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Komoran.

Bllokimin e ka konfirmuar edhe kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, në Drenas, Enver Hajdari, i cili tha se bllokimi është bërë për në shenjë të padrejtësive që po bënë EULEX-i.

Ndërkohë, janë krijuar kolona të gjata të veturave.


Bllokohet kryqezimi i Komoranit by enteritament

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat