Gazetari apo spiunazh! Lufta e Kumanovës

Lajme

Gazetari apo spiunazh! Lufta e Kumanovës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:41

Kurthi në të cilin po na mbajnë spiunët duket shumë më i rëndë dhe më i vështirë se sa që mund të perceptohet nga njerëzit. Ende pa ndodhur ngjarjet ne goditemi me informacione për madhështinë e ngjarjeve që do të ndodhin, kur ato nuk shkojnë mirë, janë të parët po këta që kanë ushqyer publikun me informata, që tani fillojnë të akceptohen se të parat ishin dezinformata. Dhe priteni edhe pak, dhe ata nisin ua rrëfen të ‘vërtetën’ absolute, me dëshmitarë dhe me përgjime. Por, askush nuk pyet se kush janë këta gazetarë dhe këto media, që mbajnë dhe krijojnë ankth në opinion. Vërtetë ishin gazetarë, vërtetë ishin dëshmitarë, dhe vërtetë tash po zbulohet çdo skenar.
Është tmerrësisht shqetësuese se si mediat operojnë kaq hapur me spiun. Dhe më tej akoma me gjysmë të vërteta mundohen të krijojnë opinion publik për ngjarjet, që jo rrallë nuk kanë kuptim logjik.
Pyetja e parë është nëse këta gazetarë ishin kaq hulumtues, kaq të zotët pse nuk e dekonspiruan aksionin, atëherë kur pritej të ndodhte dhe përgjimet tashmë ekzistonin!?
Pse këta gazetarë nuk i mbledhnin rrëfimet e dëshmitarëve para se ngjarjet të ndodhnin, por tash, pikërisht ata që lëshonin komunikata po dalin hapur po flasin për tradhti, dhe për vazhdim lufte?! Nëse ngjarjet ishin të përgjuara, dihej skenari dhe motivi, pse po këta skenarist që po kërkojnë vazhdimin e kësaj beteje mashtruese, nuk po merren në pyetje nga policia! Janë karrem apo janë gjysma e patreguar e skenarit!
Që nga fillimi kemi vlerësuar se kishte tradhti, dhe se qëllimi i kryeskenaristëve nga Kosova dhe Maqedonia, ishte ekzekutimi i disa personave, arsyet e vërteta do ti dëshmojë koha, dhe jo përgjimet gjysmake.
E dyta, ata që kanë qenë mbi këtë skenar, të përfitimit të dyfishtë, të një grupi në Kosovë dhe të pushtetit në Maqedoni, kanë pasur një motiv shumë më të rëndësishëm, gjë që çoi në një luftë thuaja të paparë në Ballkan, për gati 24 orë.
Madje ende nuk është sqaruar se kush luftoi ditën e dytë në Kumanovë të dielën, pasi grupi ishte dorëzuar dhe rezistenca kishte mbaruar. Dhe madje u luftua pasi institucionet sllavo-maqedonase e shpallën të përfunduar operacionin në mbrëmje vonë të shtunën.
Dhe pavarësisht se çfarë thonë përgjimet, dhe dëshmitarët e këtyre tebdilëve, Kumanova e ka ndryshuar fatin politik të Maqedonisë! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat