​Mustafa në Tiranë, a do ta lëshojë Vuçiq sallën?

Lajme

​Mustafa në Tiranë, a do ta lëshojë Vuçiq sallën?

Më: 28 maj 2015 Në ora: 08:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë.

Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.

Në këtë forum do të jenë po ashtu edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Por pritet të shihet se a do të rrijë në forum kryeministri i Serbisë Vuçiq, pasi ky i fundit ka thënë se do ta lëshojë sallën nëse Kosova prezantohet si shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat