Zbulohet bomba e Luftës II Botërore, 20 000 vetë evakuohen nga Këlni

Lajme

Zbulohet bomba e Luftës II Botërore, 20 000 vetë evakuohen nga Këlni

Më: 28 maj 2015 Në ora: 07:50

Rreth 20 000 vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga periferitë e Këlnit pasi autoritetet zbuluan një bombë të Luftës II Botërore. Shkollat, kopshtet dhe azilet e të moshuarve gjithashtu u boshatisën në atë që drejtuesit e zjarfikësve e quajtën evakuimi më i madh në qytet që prej luftës.

Sipas autoriteteve, bomba, e gjtur gjatë gërmimeve për ndërtimin e tubacioneve të nëndheshme, peshonte rreth 1000 kilogramë ku deri në 60% ishte lëndë shpërthyese, ndërsa një shpërthim i mundshëm do të arrinte të shkaktonte dëme në një rreze prej 1 000 metrash. Gjatë pasdites bomba u çaktivizua, fatmirësisht pa pasoja, edhe pse porti i qytetit në lumin Rin dhe hapsira ajrore ishin mbyllur.

Këlni ka qenë një prej qyteteve gjermane më të sulmuara nga ajri nga forcat aleate gjatë Luftës II Botërore në periudhën 1942-45. Çdo vit në Gjermani gjenden qindra ton lëndë shpërthyese, që çaktivizohen lehtas, edhe pse në vitin 2010, tre oficerë humbën jetën gjatë një procesi të ngjashëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat