Djali i Rafiz Alitit: Ku ishte Hamdi Ndrecaj (Panteri) me 9 maj

Lajme

Djali i Rafiz Alitit: Ku ishte Hamdi Ndrecaj (Panteri) me 9 maj

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:54

Përmes rrjeteve sociale ka reaguar edhe djali i deputetit të BDI-së, Rafiz Aliti i cili akuzon Hamdi Ndrecajn komandant Panterin se vetë me fjalët e veta dëshmon se nuk e njeh Rafiz Alitin.

Djali i këtij të fundit pyet Hamdi Ndrecajn se ku ishte më 9 dhe 10 maj kur në Kumanovë u zhvilluan përleshje të armatosura, përderisa disa muaj më parë vet Ndrecaj kishte bërë thirje për luftë. Hamdi Ndrecaj as nuk e dinte se cka është Rafiz Aliti, here i thotë ish deputet herë shef i shërbimit sekret.

Ndrecaj e pranoi vetë se asnjeherë nuk e ka takuar Rafiz Alitin kur tregonte të tjerë qe ka takuar. Ndrecaj dëshmoi se emrin e Rafiz Alitit vec ja ka mësuar dikush qe ta thotë në media, ndoshta me porosi që ta mbuloje tradhëtinë reale të dikujt tjetër ose të vetë atij?

Ku ishte Hamdi Ndrecaj ditën e 9 majit, ai me ditë të tëra dilte me foto të GRI në facebook bënte thirje për luftë dhe madje edhe vetë thotë se ka zhvilluar takime dhe bisedime pêr luftë. E ku ishte ditën kur u luftua? A dezertoi, apo i tradhëtoi në fund apo ndoshta vetë ai paska qenë shoku i dikujt dhe njeri i shërbimeve dhe i ka fut në zjarr shokët e vetë të luftës?, shkruan në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat