Vuçiqi në Tiranë, “mëson” një gjë: Ja çfarë mbiemri nuk duhet ta ketë kandidati i tij për Beograd!

Lajme

Vuçiqi në Tiranë, “mëson” një gjë: Ja çfarë mbiemri nuk duhet ta ketë kandidati i tij për Beograd!

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:27

Një muhabet interesant është zhvilluar gjatë takimit mes Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kur të dyja palëve iu është harxhuar muhabeti, kryetari i PD-së i ka treguar mysafirit për kandidatin e partisë së tij për kryetar të Tiranës.

Basha ka pohuar se e ka një kandidat të mirë për të cilin beson se do të votohet në mënyrë konsensuale nga qytetarët e Tiranës, pa dallime partiake.

Vuçiqi i ka thënë Bashës se do të ishte mirë që edhe partia e tij ta kishte një të tillë për Beogradin.

Por, deputetja Majlinda Bregu, e cila e ka shoqëruar Bashën në këtë takim, i ka thënë Vuçiqit se nuk beson që një kandidat i tillë do t’ia garantonte një fitore konsensuale në Beograd.

Kur kryeministri serb e ka pyetur pse po thotë ashtu, Bregu i ka treguar se bëhet fjalë për një mjek që e ka mbiemrin – Kosova (Halim).

Atëherë Vuçiq duke qeshur ka thënë se nuk do të guxonte ta fuste në garën për Beograd një kandidat me këtë mbiemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat