Ja çfarë iu tha Bushatit në Bundestag për “Shqipërinë e Madhe”

Lajme

Ja çfarë iu tha Bushatit në Bundestag për “Shqipërinë e Madhe”

Më: 27 maj 2015 Në ora: 21:11

Në disa media u fol apo spekulua shumë lidhur me seancën dëgjimore që pati ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në Komisioni Parlamentar për Çështjet Europiane të Bundestagut gjerman.

Por tani mësohet se çfarë është diskutuar më konkretisht në dëgjesën në fjalë.

Deputetët e të gjitha forcave parlamentare kërkuan më shumë përpjekje nga ana e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor. Në praninë e ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati ata theksuan se vendosja e forcës së ligjit është me rëndësi në kuadër të ecjes përpara përgjatë procesit të integrimit europian.

Një përfaqësues i partisë së Unionit, vlerësoi se Shqipëria ndodhet në rrugën e duhur dhe ka realizuar me sukes shumë kritere. Por nga pesë prioritetet ai vlerësoi më shumë pikërisht punën e bërë për forcimin e shtetit ligjor, që ka qenë baza e mjaft zhvillimeve pozitive në vend.

Të Gjelbrit theksuan se qeveria shqiptare duhet të ketë guximin të ndikojë më shumë në reformimin e gjykatave dhe organeve të hetimit. Problemet në këtë sektor mbeten të mëdha.

Ministri i jashtëm Bushati deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara vitet e fundit dhe është duke krijuar “një shoqëri më të mirë”.

Disa deputete qenë tejet kritikë lidhur më kërkesat e disa nacionalistëve shqiptarë për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”, në mënyrë që të bashkojë zonat e populluara me shqiptarë, me Shqipërinë. Këto zona janë në kufi me Kosovën, ose jugun e Serbisë, në malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi. Pretendime të tilla nuk u mirëpritën nga askush prej partive politike gjermane, përfshi edhe përfaqësuesit e Partisë të majtë dhe të Unionit. Një deputet i SPD-së ne akuzoi qeverinë shqiptare, se nuk është distancuar mjaftueshëm nga një ideologji e tillë. Ai tha se kush dëshiron t’i bashkohet Europës duhet të respektojë paprekshmërinë e kufijve Europianë.

Bushati nga ana e tij i garantoi deputetët gjermanë se Shqipëria nuk ka asnjë synim të tillë, por se përkundrazi dëshiron një rajon në paqe dhe në harmoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat