Vendimi për grupin ‘Drenica’, i padrejtë

Lajme

Vendimi për grupin ‘Drenica’, i padrejtë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 20:30

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, ka reaguar kundër dënimit me burgim të grupit “Drenica”.
Ajo në profilin e saj në “Facebook”, ka shkruar se komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime. “Qytetarët e Kosovës, vërtet sot janë të indinjuar dhe sidomos qytetarët e Drenicës lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila shqiptoi dënimin për komandantët e shquar të UÇK-së, komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakun, dhe komandantë dhe ushtarë të ish-UÇK-së. Pa dashur të ndërhyjë në vendime të institucioneve gjyqësore të cilat me Kushtetutë janë të pavarura, mendoj se vendimi është i padrejtë sepse UÇK-ja, komandantët dhe ushtarët e saj kanë bërë luftë çlirimtare dhe jo krime të luftës! Për më tepër shqiptimi i dënimit në kohën kur vendi ynë gjendet para sprovave vendimtare për të ardhmen tonë është një sinjal i keq!”, ka thënë Deliu-Kodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat