Nisma: Mjaft më me politika të logjikës së strucit

Lajme

Nisma: Mjaft më me politika të logjikës së strucit

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:48

Partia e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit thotë se marrja nëpër këmbë e vlerave të luftës që filloi menjëherë pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së nuk ka të ndalur.

“Filloi me UNMIK-un, po vazhdon me EULEX-in dhe nëse të premten merr miratimin e deputetëve të Kosovës do të vazhdojë me Gjykatën Speciale”, numëron Nisma për Kosovën.

Sipas kësaj partie, aktgjykimi i sotëm kundër Sulejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve është edhe një dëshmi se segmente të caktuara të sistemeve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi ndjekje selektive të krimeve të luftës.
“Kanë qenë shumë aktivë në rastet kur të dyshuar ishin pjesëtarët e UÇK-së. Janë gjetur ‘dëshmitarë’ ku janë e ku s’janë. Ndërsa krimet dhe aktet e gjenocidit të kryera nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë edhe pse dihen me emra, mbiemra edhe urdhërdhënësit edhe kryesit e tyre nuk kemi ndjekjen dhe dënimin e tyre”, ka thënë kjo parti, në një kumtim për media.

“Prandaj është koha e fundit që politikës të logjikës së strucit ti jepet fund”, përfundon komunikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat