Rafiz Aliti: Të pabaza akuzat e Hamdi Ndrecaj

Lajme

Rafiz Aliti: Të pabaza akuzat e Hamdi Ndrecaj

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:07

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit Rafiz Aliti e demanton akuzën që te emisioni “Pa Rrotlla” e ka bë ndaj tij Hamdi Ndrecaj i njohur si Panteri, e që ka të bëjë me ngjarjet në Kumanovë. Në një deklaratë për “Lajm”, Haliti vlerëson se bëhet fjalë për luftë speciale ndaj tij që zhvillojnë “qarqe të caktuara”.

“Unë nuk e njoh as Hamdi Ndrecajn as Shenasi Mehmetin. Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur lidhje me ndonjërin prej këtyre personave dhe e demantoj këtë që e ka thënë Hamdi Ndrecaj. Me përgjegjësi të lartë morale dhe kombëtare e them se asnjëherë nuk kam qenë pjesë e shërbimeve sekrete e as kam pasur kontakte me ta. Është një luftë speciale që bëhet nga qarqe të caktuara për njollosje të emrit tim. Ky far zotëria më ka përmendur mua si drejtor të shërbimit sekret të Maqedonisë, që dëshmon se ajo që e thotë nuk ka të bëjë me të vërtetën”, deklaroi deputeti Aliti.

Lidhur me rastin e Kumanovës, Aliti vlerëson se nevojitet një hetim ndërkombëtar i cili do të zbardhte në tërësi këtë ngjarje.

“Në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit kish bë thirrje që të kyçet faktori ndërkombëtarë dhe të ketë hetime të pavarura për rastin e Kumanovës që të merret vesh e vërteta lidhur me këtë ngjarje dhe të zbardhet kush i manipuloj dhe kush i tradhtoj këta djemë”, theksoi Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat