Vuçiç dhe Rama nuk darkojnë në Durrës, policia konfirmon anulimin e vizitës

Lajme

Vuçiç dhe Rama nuk darkojnë në Durrës, policia konfirmon anulimin e vizitës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:44

Policia e Durrësit konfirmon anulimin e vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në këtë qytet.
Dy Kryeministrat Rama dhe Vuçiç kishin planifikuar të darkonin në qytetin bregdetar.
Efektivët e këtij qyteti bëjnë me dije se nuk do të bllokim të qarkullimit të lëvisjes së mjeteve, sikundër dhe ishte lajmëruar një ditë parë.
Në një njoftim të lëshuar për mediat mbrëmjen e djeshme, policia e Durrësit paralajmëroi bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 19:00 – 22:30 në aksin rrugor “Ura e Dajlanit” – “Plepa”, dhe Autostradën Maminas = Ura Dajlanit”.
Gjithashtu ,nuk do të lejohej pushimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin rrugor “Ura Dajlanit-Plepa” si dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat