Berisha: Gjykata Speciale, fundi i “detyrave të shtëpisë” të Hashim Thaçit?!

Lajme

Berisha: Gjykata Speciale, fundi i “detyrave të shtëpisë” të Hashim Thaçit?!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:41

Më 29 maj, Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet që të shqyrtoj dhe të miratoj amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Njëherësh, pritet që të njëjtën ditë të miratohet edhe ligji për këtë gjykatë, i cili është negociuar midis Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Njohësit e çështjeve politike kanë mendime të ndryshme për themelimin e Gjykatës Speciale. Themelimi i saj shihet si detyrim për Kosovën dhe mos votimi i saj sipas tyre do të sillte pasoja për vendin, derisa në njërën anë ka edhe mendime se votimi i kësaj gjykate do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

“Fajtorë EULEX-i, jo Hashim Thaçi”

Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, krijimin e Gjykatës Speciale e sheh si fund i “detyrave të shtëpisë” nga Hashim Thaçi dhe përgatitja e terrenit të kësaj gjykate sipas tij, u bë pas dënimit të “Grupit të Drenicës” nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat