Transformimi i FSK-së dhe Kali i Trojës, nga Lista serbe

Lajme

Transformimi i FSK-së dhe Kali i Trojës, nga Lista serbe

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:39

Ndonëse, pa votat e Listës serbe, Qeveria e Kosovës, ka proceduar në Kuvend Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Kundër amendamenteve të ligjit për FAK-un, votuan kundër, zëvendëskryeministri nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq dhe njëri nga ministrat e listës.
Megjithatë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa nënvizoi se ndërtimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk po bëhet mbi baza etnike por për gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.
Ndërsa, Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka theksuar se amendamentet e propozuara nga Qeveria e Kosovës, kanë kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, me miratimin e tyre hapet rruga dhe baza ligjore për transformimin e FSK-së në FAK.

Pengesat e Listës serbe

Kundërshtimi, i Listës serbe po konsiderohet si problem për hapat e mëtejmë të procedimit të këtij ligji.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, vlerëson se kjo shpreh vullnetin politik që kanë serbët dhe Serbia për shtetformimin e Kosovës, derisa thekson se kjo do të paraqes problem pikërisht se serbët do ta shfrytëzojnë Kushtetutën e Kosovës në favor të tyre.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat