Isa Mustafa nesër në Tiranë, në pikëpyetje takimin me Vuçiqin

Lajme

Isa Mustafa nesër në Tiranë, në pikëpyetje takimin me Vuçiqin

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:17

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të udhëtojë nesër në Tiranë, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Këtë e ka konfirmuar një burim i Klan Kosovës brenda kryeministrisë.

Por, Zyra për Informim e Kryeministrisë nuk i është përgjigjur interesimit të Klan Kosovës për informacione rreth vizitës së kryeministrit në Tiranë.

Drilon Zogaj, zëdhënës për media në zyrën e kryeministrit, ka thënë për Klan Kosovën se nuk mund të japë detaje për këtë çështje.

“Ende nuk kemi informacione të sakta”.

“Nuk e di nëse Kryeministri Mustafa do të udhëtojë nesër në Tiranë”.

Por, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se nëse Isa Mustafa në këtë forum do të prezantohet si “Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ai do ta lëshojë takimin.

Kështu ka thënë një zyrtar serb që pritet të jetë në delegacion me shefin e qeverisë serbe, gjatë qëndrimit në Tiranë, sot dhe nesër, sipas të cilit, mund të priten provokime.

“Vuçiq udhëton për Tiranë me porosi për paqe, me qëllim që të sigurojë raporte më të mira për të dyja vendet, në radhë të parë në fushën ekonomike”.

Vizita e Vuçiqit në Tiranë po llogaritet si historike për shkak se është hera e parë që një kryeministër serb qëndron në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat