Ja si e “bojkotuan” gazetarin nga Kosova Rama dhe Vuçiç

Lajme

Ja si e “bojkotuan” gazetarin nga Kosova Rama dhe Vuçiç

Më: 27 maj 2015 Në ora: 15:21

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e cekën vetëm përciptazi çështjen e Kosovës, pa u ndalur shumë në të, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm mbi çështjen, sikurse ndodhi në Beograd.

Me sa duket kryeministri Rama veproi me kokën e tij në Beograd gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kur foli për Kosovën duke shprehur nqëndrimin e tij, edhe pse për një gjë të tillë nuk kishte rënë dakord më parë gjatë bisedës kokë më kokë me Vuçiç.

Për të shmangur përsëritjen e një incidenti të tillë në Tiranë, të dy kryeministrat u shprehën shumë të matur lidhur me Kosovën. Aq më tepër kur nga shtypi serb buronin informacione se në rast se do të kishte ndonjë të ftuar “të papritur” nga Kosova, sikurse mund të ishte vetë kryeministri kosovar Isa Mustafa, Vuçiçi mund të shkonte deri në atë pikë sa ta braktiste konferencën.

Por kujdesi i krerëve të qeverive përkatëse shkoi deri aty, sa ata madje bojkotuan edhe shtypin nga Kosova.

Në fakt, gazetari i Klan Kosova, i cili drejtoi një pyetje pasi një gjë të tillë e kishin bërë kolegët e tij shqiptarë dhe serbë mbeti pa përgjigje.

Gazetari i Klan Kosova pyeti: “Nuk ka vend për pyetje për gazetarët nga Kosova; një pyetje nga Kosova; një pyetje të fundit zoti Rama…”.. por ai mbeti pa përgjigje sepse udhëheqësit ballkanas u larguan nga foltorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat