“T'i kemi konsideratë viktimat e Kumanovës, mos t’i veshim me petkun fundamentalist”!

Lajme

“T'i kemi konsideratë viktimat e Kumanovës, mos t’i veshim me petkun fundamentalist”!

Nga: N.Sh. Më: 27 maj 2015 Në ora: 09:42

Nuk luftohet urrejtja me urrejtje e as ekstremizmi me ekstremizëm. Kështu thotë publicisti Lirim Gashi, i cili shton se atdhedashës përmbajtësore është ai i cili kombin e sheh mbi çdo religjion e ideologji. Ai që e mbron atdheun në luftë dhe kontribuon për sendërtimin e tij në paqe.

"Unë jam plotësisht i bindur që opingën fundamentaliste po na veshin pa kurrfarë baze kur është në pyetje konflikti i Kumanovës, prandaj keni konsideratë ndaj viktimave dhe mos i etiketoni ende pa qenë të informuar si duhet për të vërtetën. Ai që përhap urrejtje ndërfetare përbrenda kombit tonë është dora e zgjatur e djallit”, thotë Gashi për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, gjeneralizimi i dukurive përmes shablloneve të huazuara nga shërbimet sekrete serbe, greke dhe maqedone nuk i bën nder asnjë shqiptari, “prandaj ai që e bënë një gjë të tillë me qëllim të përhapjes së përqarjes dhe urrejtjes përbrenda kombit e meriton kushtimisht epitetin tradhtar”.

“Procesi i krijimit të botëkuptimeve të mbrapshta fetare të një pjesë e kombit tonë nuk filloi rastësisht pas çlirimit nga robëria serbe dhe as që ndodhi spontanisht, por u iniciua nga shërbimet e lartpërmendura sekrete në bashkëpunim me shërbimin sekret rus me qëllim të dobësimit të unitetit tonë kombëtar dhe moralit shtetndërtues. Populli shqiptar u sulmua në vlerën e tij më të madhe kulturore e humane e që është toleranca tradicionale ndërfetare, vlerë kjo që e ngriti në piedestalin më të lartë evropian e botëror të avangardizmit qytetërues dhe e bëri shembull për të gjitha kombet e prosperuara”, potencon Gashi.

Sipas tij, nëse armiku arrin të na lëkund nga parimet tona morale e kombëtare të dëshmuara historikisht si baza më e fortë e jetësimit të trungut tonë kombëtar atëherë mund të përshëndetmi nga synimet tona kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat