Shpallet verdikti i plotë, ja sa vite dënohen grupi Drenica

Lajme

Shpallet verdikti i plotë, ja sa vite dënohen grupi Drenica

Më: 27 maj 2015 Në ora: 08:36

(E plotesuar) - Është marrë vendimi për Grupin Drenica 1 dhe 2 në Gjykatën e Mitrovicës. Sipas këtij vendimi Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 12 vite burg. Ndërsa Sylejman Selimi është dënuar 6 vjet me Grupin Drenica 1 dhe 8 vjet të tjera nga Drenica 2, duke u dënuar kështu me 14 vite burg.

Nga Drenica 2, Hysni Thaçi është dënuar me 7 vjet burg, Zeqir Demaku me 7 vjet dhe Jahir Demaku me 7 vjet poashtu, ndonëse nga Drenica 1 është liruar. Ndërkaq Isni Thaçi - 6 vjet burgim, Agim Demaj - 3 vjet burgim, Fadil Demaku – 3 vjet burgim, Nexhat Demaku 3 vjet burgim, Bashkim dhe Driton Demaj 3 vjet burgim, Selman Demaj – 3 vjet burgim.

Ndërkaq janë liruar nga aktakuza Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha dhe Avni Zabeli.

Sa i përket aktgjykimit të Drenica 1, EULEX-i ka dalë me një komunikatë për media në të cilën thuhet:

Aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Likoc ku pretendohet më tej se ushtarët e UÇK-së kishin kryer krime të luftës kundër popullatës civile (në këtë rast shqiptarë të Kosovës), mes tjerash, duke e cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e disa civilëve, kurse për disa të pandehur të tjerë, duke e vrarë një polic serb dhe një person tjetër civil, të gjitha këto vepra pretendohet se janë kryer ndërmjet muajve qershor dhe shtator 1998.

Akuzat e parashtruara nga Prokurori ishin për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile të parapara dhe të dënueshme sipas Neneve 22 dhe 142 të LPRSFJ (aktualisht të penalizuara sipas Neneve 31 dhe 152 të KPRK), sepse, në kundërshtim me Nenin 3 të përbashkët për Konventat e Gjenevës dhe Nenin 4 të Protoko lleve Plotësuese II, ku të gjithat janë rregulla të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë.

Gjyqtarët vendosën se Sami Lushtaku është fajtor për veprën penale ‘vrasje’ dhe u dënua me dymbëdhjetë (12) vjet burgim.

Gjyqtarët vendosën se Sylejman Selimi është “Fajtor” për veprën penale Krime të Luftës duke e shkelur rëndë Nenin 3 i përbashkët për Konventat e Gjenevës dhe u dënua me gjashtë (6) vjet burgim.

Të gjithë të pandehurit tjerë u liruan nga akuzat, pasi pretendimet kundër tyre nuk janë vërtetuar.

Prokurori e mirëpriti aktgjykimin dhe urdhrin e gjykatës për paraburgimin e të pandehurve që u shpallën fajtor.

Prokurori e vlerësoi guximin e vërtetë të treguar nga viktimat dhe dëshmitarët, të cilët i paraqitën dëshmitë e tyre në gjykatë, përkundër sfidave, frikësim it dhe vështirësive të konsiderueshme.

Prokurori do ta shqyrtojë në tërësi aktgjykimin e gjykatës dhe e rezervon të drejtën e tij për t’u ankuar pas këtij procesi shqyrtues./Bota sot

Arrijnë në gjykatë Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi

Së shpejti pritet të filloi seanca gjyqësore ku pritet shpallja e verdiktit ndaj grupit Drenica, ndërkohë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përveç mediave është edhe një numër i madh i familjarëve të cilët kanë shkuar për ta kuptuar vendimin përfundimtar për të afërmit e tyre.

Seanca gjyqësore në rastin Drenica 1, ku pritet të shpallet aktgjykimi tashmë ka filluar të mbushet.

Në këto momente në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kanë arritur Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi.
Ka një numër të madh të të interesuarve për të përcjelle seancën në rastin Drenica.

Në grupin Drenica 1 të pandehur janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli, ndërsa në grupin Drenica 2 Sylejman Selimi, Agim, Bashkim, Driton e Selman Demaj, Fadil, Jahir, Nexhat dhe Zeqir Demaku, si dhe Isni Thaçi.

Të gjithë këta akuzohen se kanë kryer krime lufte ndaj popullatës në një qendër të ndalimit në Likovc të Drenicës.

Sot verdikti për 15 të akuzuarit e Grupit “Drenica”

Ndaj pesëmbëdhjetë të akuzuarve për krime lufte në rajonin e Drenicës gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që gjatë të mërkurës të shpallet verdikti.

Në orën 10:00 është paraparë shpallja e verdiktit për grupin e njohur si “Drenica 1”, në të cilin të akuzuar janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli.

Në orën 11:30, ndërkaq, është paraparë që të shpallet verdikti për grupin e njohur si “Drenica 2” në të cilin të akuzuar janë: Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Agim, Bashkim, Selman e Driton Demaj dhe Fadil, Zeqir, Nexhat e Jahir Demaku.

Në dy grupe të ndara ndaj pjesëtarëve të dikurshëm të UÇK-së në Zonën e Drenicës janë mbajtur dhjetëra seanca gjatë një viti e më shumë, sa kanë zgjatur gjykimet. Prokurori i rastit në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënim për ta me pretendimin së është vërtetuar pjesëmarrja e tyre në krime derisa të akuzuarit dhe avokatët e tyre pretendojnë se nuk është vërtetuar akuza e Prokurorisë se në Drenicë janë kryer krime lufte ndaj popullatës civile.

Pavarësisht pretendimeve të Prokurorisë dhe mbrojtjes, trupi gjykues nën udhëheqjen e Darius Silickit, të mërkurën pritet ta thotë fjalën e tij.

Lexoni poashtu:

>>Ja faktet që e dënuan Lushtakun dhe Selimin

>>Të gjithë të akuzuarit tjerë të “Drenica 1” lirohen

>>Ismet Haxha lirohet nga akuza për torturë ndaj dëshmitarëve

>>Sylejman Selimi edhe në Drenica 2, pas pak shpallet aktgjykimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat