Heroizmi në Kumanovë i bën të pavdekshëm!

Lajme

Heroizmi në Kumanovë i bën të pavdekshëm!

Nga: Mimozë Lakna Më: 26 maj 2015 Në ora: 17:41

Uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i veshën përsëri, sikurse 16 vite më parë kur luftuan dhe i dolën zot tokës së Kosovës. Ish-ushtarët e UÇK-së, përjetuan edhe njëherë ndjenjën e të qenit ushtar lirie, kur iu desht të rreshtoheshin përpara kufomave të ish-bashkëluftëtarëve të tyre të rënë më 9 dhe 10 maj në luftën e Kumanovës.
Salla 1 tetori në kryeqytet, me gjithë hapësirën e madhe, nuk arriti t`i zinte të gjithë ata që erdhën për të bërë homazhe para kufomave të Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt.

Me ceremoni ushtarake

Garda e nderit e UÇK-së, ishte e para që parakaloi para kufomave të heronjve të vrarë në Kumanovë. Ata merrnin komandat gjatë parakalimit, tamam si ushtarë të vërtetë. Dhimbja e familjarëve ishte e madhe po aq sa krenaria për më të dashurit e tyre që u flijuan duke mbrojtur bashkatdhetarët në Kumanovë.
Dy tavolina qëndronin te zbrazëta pranë arkivoleve. Në to, ishin vendosur lule. Derisa te njëra prej tyre qëndronte një burrë me uniformë të UÇK-së dhe fotografinë e Beg Rizajt, i cili u varros pardje në Glogjan.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat