‘Ne po e bëjmë të pamundurën të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore’

Lajme

‘Ne po e bëjmë të pamundurën të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore’

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 26 maj 2015 Në ora: 17:39

“Bota sot”: Me probleme të shumta ballafaqohen edhe spitalet rajonale, çka po bëni në mënyrë që gjendja të përmirësohet?

Imet Rrahmani: I kemi shtatë spitale rajonale të cilat menaxhohen nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, janë nën organizimin e ri që tash quhet kështu. Problemet që janë në Spitale Rajonale, janë spitale të ngjashme me problemet në QKUK. Meqenëse kemi të bëjmë me problematika më të lehta shëndetësore, atje më pak vërehen problemet. Ne jemi duke u munduar që edhe disiplinimi I këtyre spitaleve në kuptimin e respektimit të orarit të punës dhe kujdesit ndaj pacientëve që të mos ketë keqpërdorime por edhe menaxhimi i materialit harxhues dhe furnizimi me barna. Nëse ne arrijmë që kujdesi shëndetësor në spitale rajonale në kujdes primar të ngritet në nivele më të larta, atëherë me siguri që QKUK-ja do të shkarkohet nga fluksi i madh i pacientëve të panevojshëm. Nëse shkojmë i pyesim qytetarët, ata shpesh mendojnë që në spitale rajonale jepen shërbime më të mira se sa në kujdes terciar në QKUK, ndoshta është fluksi më i vogël ai që reflekton te një mendim i tillë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat