Daçiq në OKB: Kumanova sulm terroist

Lajme

Daçiq në OKB: Kumanova sulm terroist

Më: 26 maj 2015 Në ora: 17:26

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka përmendur sulmin e fundit në Kumanovë të cilin e ka quajtur terrorist.

“Sulmet terroriste në Kumanovë janë prishje e stabilitetit rajonal ku të gjithë duhet të përpiqemi qe të mbajmë stabilitet, roli i OKB-së është shumë i rëndësishme për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës”.

“Serbia është përpjekur që të vendos stabilitet kështu që respektojmë atë që del nga rezoluta. UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në rajon që është shumë i rëndësishëm për të gjitha kombësitë tjera në Kosovë, çmojmë edhe kontributin e organizatave tjera”, transmeton Klan Kosova.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara k po shqyrton sot raportin tremujor të shefit të OKB-së, Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë.

Një nga vlerësimet në këtë raport ka të bëjë edhe me periudhën nga 15 janari deri më 15 prill e që është marrëveshja marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri e arritur në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat