Nishani: Kumanova dëshmoi për brishtësinë e stabilitetit në rajon

Lajme

Nishani: Kumanova dëshmoi për brishtësinë e stabilitetit në rajon

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:51

Ngjarjet në Kumanovë vazhdojnë të jenë në fokus edhe në Samitin e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani gjatë paraqitjes së tij tha se kjo situatë dëshmoi për brishtësinë e stabilitetit në rajon. Nishani dënoi dhunën në Kumanovë dhe kërkoi hetim të shpejtë dhe të besueshëm për ngjarjet e ndodhura. Ai bëri thirrje për ndërprerjen e dhunës dhe zgjidhjen e problemeve me dialog, bazuar në Marrëveshjen e Ohrit. Duke u ndalur tek kryesia njëvjeçare e Shqipërisë për Procesin e Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, Nishani tha se u arrit të përmbushej axhenda e parashikuar dhe avancimi i objektivave parësorë të kësaj organizate për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit. Këtij Samiti i parapriu ai i ministrave të jashtëm të vendeve të Europës Juglindore i mbajtur pak ditë më parë në Tiranë dhe ajo që u arrit ishte anëtarësimi me të drejta të plota e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat