Miratohen nga Komisioni ligjet për gjykatat, KPK-në dhe KGJK-në

Lajme

Miratohen nga Komisioni ligjet për gjykatat, KPK-në dhe KGJK-në

Më: 26 maj 2015 Në ora: 15:24

Komisioni për Legjislacion ka proceduar në Kuvend për miratim në lexim të dytë projektligjin për Gjykatat, atë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve patën edhe vërejtjet e tyre, ndonëse jo të gjitha morën mbështetjen e anëtarëve të Komisionit.

Me projektligjet e reja për KPK-në dhe KGJK-në, asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk do të mund të punojë gjatë orarit të punës, punë jashtë sistemit gjyqësor.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Valdete Daka paraqiti disa vërejtje ndaj amendamenteve të hartuara nga grupi punues, por jo të gjitha morën mbështetjen e anëtarëve të Komisionit.

“Vërejtja kryesore ka qenë ajo se gjyqtarëve mos t’iu lejohet që të punojnë në orarin e punës punë të tjera jashtë sistemit gjyqësor, kjo është aprovuar nga të gjithë dhe ka shkuar si amendament. Po ashtu kam pasur edhe disa vërejtje tjera, disa janë pranuar, por shumica prej tyre jo”, tha Daka.

Daka ka kundërshtuar edhe amendamentin ku një gjyqtar d he prokuror do të përjashtohet nga detyra edhe në rast se bën një vepër penale rrezikim i komunikacionit edhe nëse është nga pakujdesia.

Daka: S’mund t’iu merret e drejta që të jenë gjyqtarë e prokuror për kryerje të veprës penale të rrezikimit të trafikut

“Po, në fakt unë isha në favor të asaj që gjyqtarët në rast se kryejnë vepër penale të rrezikimit të trafikut publik nga pakujdesia mos t’iu merret e drejta që të jenë gjyqtarë dhe prokuror, por fatkeqësisht kjo nuk ka kaluar në Komision, por shpresoj se në Kuvend do të shikohet kjo çështje. Sepse është e padrejtë që një gjyqtarë apo prokuror për shkak të një dëmi të vogël material në komunikacion të hiqet nga detyra e prokurorit apo gjyqtarit”, shtoi ajo.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu ka lexuar amendamentin, i cili ua mohon gjyqtarëve të prokurorëv e të kryejnë punë tjera jashtë sistemit të drejtësisë në orar të punës.

“Prokurorët jashtë orarit të punës, që ka kuptimin vetëm jashtë orarit të punës dhe me vendim të KPK-së, mund të angazhohen në veprimtarit të cilat janë me kodin e etikës dhe sjelljen profesionale. Në pajtim me dispozitat e etikës dhe profesionale, prokurorët mund të angazhohen në shkrime profesionale por nuk mund të botojnë përmbajtjen relevante të dosjeve prokurorial gjatë apo pas përfundimit të funksionit prokurorial, përveç nëse kjo lejohet shprehimisht me ligj apo akt nënligjor të lëshuar nga Këshilli”, tha Haxhiu.

Po, ashtu edhe drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës Lavdim Krasniqi ka kundërshtuar amendamentin i cili ua lejon KGJK-së dhe KPK-së, emërimin e gjy qtarëve të prokurorëve, para se ata ta kryejnë trajnimin një vjeçar që bënë IGJK-ja.

“Ne mendojmë që nëse eventualisht duhet të fuqizohet roli i këshillave në çështjet e rekrutimit, kjo është çështje ligjet me provimin hyrës, me provimin i cili i pranon kandidatët për provim, por kurrsesi mos të organizoj trajnimi fillestar para emërimit për kandidatët që nuk e kanë përvojën e duhur për t’u emëruar gjyqtarë ose prokuror”, tha Krasniqi.

Për këtë, deputeti Armend Zemaj akuzoi IGJK-në, që nëse ka trajnuar mirë gjyqtarët dhe prokurorët pse ata nuk po e luftojnë krimin dhe korrupsionin. Por, në përkrahje të IGJK-së doli Albulena Haxhiu, e cila fajin për krimin dhe korrupsionit ia hodhi Qeverisë.

“Nuk është korrekte që IGJK-së që thjeshtë e bënë trajnimin e tyre t’ia gjuajmë fajin që s’po e trajnoni mirë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. Unë s’jam prokurore, as ju, por duhet të kihet vullnet për lutimin e krimit dhe korrupsionit”, tha Haxhiu.

Po ashtu komisioni ka miratuar edhe raportin për projektligjin për Avokatin e Popullit, për të cilin ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi tha se miratimi i këtij projektligji i tillë siç është, do të jetë kundër kushtetues dhe kundër ligjor.

“Unë mund ta marr me mend se me miratimin e normave të tilla që janë propozuar nga Qeveria, ligji ka me qenë edhe i kundërligjshëm, edhe kundër Kushtetues dhe do ta pengoj punën e Avokati t të Popullit”, tha Kurteshi.

Me shumicë votash anëtarët e Komisionit miratuan edhe ligjin për përgjimet e telekomunikimeve. /B. Syla/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat