DSK do të promovoj produktin amë– mjaltë, e paketuar nga persona me dëmtime intelektuale

Lajme

DSK do të promovoj produktin amë– mjaltë, e paketuar nga persona me dëmtime intelektuale

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:08

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) dhe partneri, Klubi Dëshira, do të promovojnë programin e ndërmarrjes sociale dhe produktin unik në Kosovë, produktin amë– mjaltë, e paketuar nga persona me dëmtime intelektuale.

Ndërmarrja Sociale, si program i DSK-së, mbështetet përmes projektit 18-muajsh nga Bashkimi Evropian, Oda Ekonomike Amerikane dhe Korporata Energjetike e Kosovës, të cilat ofruan përkrahjen e tyre në themelimin e programit në vitet paraprake.

Ndërmarrja sociale, përfshin një sërë aktivitetesh, si: trajnimin, aftësimin dhe risocializimin e personave me dëmtime intelektuale, punëtorinë e paketimit të mjaltës në njësi 20g, përkrahjen e programit X21 (Kafenenë X21) dhe prodhimin e kartolinave punëdore.

Përmes këtyre aktiviteteve, projekti i tanishëm përkrahë rritjen e qëndrueshme të arsimit profesional dhe punësimit të 40 personave me dëmtime intelektuale, anëtarë të shoqatës Down Syndrome Kosova dhe Klub_it Dëshira./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat