Qytetarët më të fortë se vet shteti

Lajme

Qytetarët më të fortë se vet shteti

Më: 26 maj 2015 Në ora: 12:08

Sulmet ndaj personave zyrtarë nga ana e qytetarëve dita ditës po rriten.

E këtë e dëshmojnë edhe raportet policore. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që njëri nga të dyshuarit kishte bërë vozitje të shpejtë duke e drejtuar autobusin mercedes me targa lokale.

Njësiti policor i ka shqiptuar tiketë për kundërvajtje, me ç’rast dy të dyshuarit më pas kanë filluar t’i ofendojnë dhe e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor. Zyrtaret policor kanë arrestuar të dyshuarit te cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

E rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Prizren në rrugën “William Woker”, ku policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti ka refuzuar të bënte alkotestin dhe ka ofenduar zyrtarët policorë e më pas njërin nga zyrtarët e kishte sulmuar fizikisht, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

E këto sulme siq duket u janë bërë zakon qytetarëve të Kosovës. Edhe në qytetin e Pejës dje policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pas një aksidenti në trafik kanë penguar edhe zyrtarët policorë, duke u sjellë me agresivitet dhe duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

Tek njëri nga të dyshuarit gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar edhe një sprej. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat