Platorma për Kosovën, pikë kyçe ka mos-njohjen e Kosovës

Lajme

Platorma për Kosovën, pikë kyçe ka mos-njohjen e Kosovës

Më: 26 maj 2015 Në ora: 12:04

Kabineti i presidentit serb, Tomislav Nikoliq ka bërë të ditur se nuk do të publikojnë përmbajtjen e platformës së presidentit për Kosovën, të cilën së fudmi ai ia ka dorëzuar kryeministrit.

“Platforma do të shkoj në procedura të mëtutjeshme kur presidenti dhe kryeministri të pajtohen për përmbajtjen e saj përfundimtare ajo do të zyrtarizohet”, ka thënë zyrtarja për media nga zyra e presidentit, Stanislava Pak-Stankoviq.

Më parë, zyrtarja për media Pak-Stankoviq kishte thënë se platforma mund të pësoj ndryshime me marrëveshje të kryeministrit dhe presidentit, përveç pjesës ku ceket mos-njohja e Kosovës.

Edhe Presidenti Nikoliq kishte bërë të ditur në deklaratat e tij, se platforma thelb e ka përforcimin e qëndrimit të politikës serbe për mos-njohjen e Kosovës.

Data e saktë nuk është bërë e ditur ende, por Pak-Stankoviq ka thënë se Kryeministri Vuçiq ka dhënë indikacione se kjo mund të ndodhë pasi që ai të kthehet nga vizita e tij zyrtare në SHBA, më 1 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat