Me nderime të mëdha falet xhenazja e Mirsad Ndrecajt (Foto)

Lajme

Me nderime të mëdha falet xhenazja e Mirsad Ndrecajt (Foto)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:25

Njëri nga të vrarët në luftimet në Kumanovë ka qenë edhe Mirsad Ndrecaj i njohur si “Komandant Nato”.

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjakovës kanë filluar homazhet për dhënien e lamtumirës së fundit për luftëtarin që kumbi jetën në konfliktin e Kumanovës.

Xhenazja e të ndjerit u fal gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në prani të qindra personave ndër ta edhe të shumë pjesëtarëve të UÇK-së.

Trupi i të ndjerit është në Pallatin e Kulturës ku po përcillet me homazhe të mëdha nga qytetarë nga të gjitha trevat e Kosovës.

Ndrecaj konsiderohej si udhëheqës i grupit të armatosur që kishte ndërhyrë në lagjen urbane në Kumanovë, të banuar me shqiptarë etnik.

Ai ka qenë nga rajoni i Dukagjinit dhe po ashtu kanë marrë pjesë edhe në Luftën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë më 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat