Shqipëria dhe Kosova ta shpallin person të padëshiruar Ali Ahmetin! Ta izolojnë!

Lajme

Shqipëria dhe Kosova ta shpallin person të padëshiruar Ali Ahmetin! Ta izolojnë!

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:53

Ali Ahmeti po vazhdon të mbajë në jetë qeverinë, e cila po vazhdon të përpijë gjakun e shqiptarëve. I njohur me shumë nofka, kryesisht si i dyshuar si bashkëpunëtorë i UDB-së, e madje edhe me emra serb, ai po këmbëngulë, që të çojë deri në fund rolin e tij prej ustahi të përmbaruar të UDB-së. Natyrisht vetëm kryqëzimet e tilla, të kapura fuqishëm edhe me rremat në Kosovë e Shqipëri, të krijuara nga mjeshtrit e UDB-së serbe, nuk lëshojnë për përballë asnjë interesi shqiptar. Ndërsa, për një kohë të shkurtër ia dalin që ta mbajnë pas vetes edhe një pjesë të opinionit, i cili si gjithmonë dhe çdo kund vetëm shumë vonë i merrë vesh të vërtetat e mëdha. Atëherë, kur për ti ndryshuar gjërat do të jetë shumë vonë. Në këtë lajthim patën rënë jo pak edhe shqiptarët e Kosovës. Por, pavarësisht që nuk ishte e vogël kjo masë, fatmirësisht opinioni vazhdonte mbështetjen për më të besuarin e tij presidentin Rugova dhe hapërimin e tij politik. Por, e keqja e mbërtheu vendin me shkuarjen e tij, pasi kreaturat e çuditshme, hibride, të shërbimeve të lindjes u bën sërish bashkë, nën rrogozë dhe lundrimi shqiptar më nuk kishte të mbarë. Mashtrimet u kuptuan me shumë vonesë.
Ngjashëm po vazhdon të udhëhiqet populli shqiptar në Maqedoni. I ndodhur nën trysninë e projekteve të ndryshme, por thuaja asnjë shqiptare, Gruevski me Ali Ahmetin, Zaevi me kush e di se kë nga shqiptarët, dhe alternativa e tretë politike nuk ekziston, përveç nëse do të ndërtohet një e fuqishme mbi luftën e Kumanovës, por që në horizontin politik nuk duket asgjëkundi.
Në një situatë të këtillë mjeti, apo mundësia e vetme është që Kosova dhe Shqipëria, t’ia bëjnë të qartë Ali Ahmetit se nëse nuk tërhiqet nga qeveria do të izolohet nga të dyja shtetet dhe se dosja e tij do të jetë publike së bashku me shpalljen person i padëshirueshëm. Një hap i tillë po bëhet i domosdoshëm, nëse nuk mund ta bëjnë të dyja bashkë ta bëjë së paku njëri shtet shqiptarë, në mënyrë që ta çlirojë popullin shqiptar prej kësaj zgjedhe në të cilën po e mban Ali Ahmeti. I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat