Ali Ahmeti kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës ta ndalnin grupin e Kumanovës

Lajme

Ali Ahmeti kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës ta ndalnin grupin e Kumanovës

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:26

Ende nuk janë sqaruar një pjesë e madhe e rrethanave të incidentit të fundit në Kumanovë, ku mbetën të vrarë një numër i kosovarëve që ishin pjesë e luftimeve atje.

Express merr vesh se kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti kishte kuptuar paraprakisht për planin e grupit kosovar për sulme në Kumanovë dhe i kishte paralajmëruar edhe institucionet e Kosovës.

Sipas informacioneve Ahmeti kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës të mos e lejonin këtë grup të dalë në Maqedoni, pra ta ndalonin atë.

Duket që kërkesa dhe paralajmërimi i tij nuk është marrë parasysh nga institucionet e Kosovës, gjë që çoi deri në realizimin e incidentit ku pësuan shumë shtetas nga Kosova dhe familje të Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat