Nga e mërkura mot i freskët, e nga premtja mot i kthjellët

Lajme

Nga e mërkura mot i freskët, e nga premtja mot i kthjellët

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:25

Edhe gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot jostabil, paradite kryesisht me diell, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima aty-këtu. Temperatura maksimale pritet të ngritet deri në 21C, ndërsa era do të fryejë nga jugperëndimi 3-5m/s.

Nga dita e mërkurë, masa të ftohta ajrore nga veriperëndimi do të depërtojnë mbi rajon, duke sjellur mot më të freskët me vransira, e të mërkurën edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të zbresin nën vlera mesatare për muajin maj, deri në 16C-17C maksimalet, e minimalet në 6C-7C. Era do të fryejë nga veriu 3-9m/s.

Nga dita e premte pritet përmirësim i motit, me intervale më të gjata me diell ditën e premte dhe të shtunë. Temperaturat do të ngriten sërish rreth vlerave mesatare, në 20C, të premten, deri në 25C, të shtunën. Era do të fryejë nga verilindja-veriu 1-4m/s.

Shtypja atmosferike nesër do të jetë në zbritje, e më pas do të ngritet pak mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat