Opterusha i jep lamtumiren e fundit Valon Kabashit (Foto)

Lajme

Opterusha i jep lamtumiren e fundit Valon Kabashit (Foto)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:19

Opterusha e Rahovecit i ka dhënë lamtumirën e fundit Valon Kabashit, i cili u vra në përlshejet e armatosuara në Kumanovë më 9-10 maj.

Valon Kabashit bashkë me shokët tjerë të vrarë ,Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj,Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, dhe Arben Rexhaj, do t'i bëhën homazhe në Prishtinë në sallën e sporteve 1 tetori duke filluar nga ora 14:00.

Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të të rënëve në Kumanovë që janë nga kjo komuna Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë po ashtu homazhe duke filluar nga ora 10:30, në foajenë e Pallatit të Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrë të organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve./Infodirekt


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat