Ahmeti, Thaçi dhe Rama tradhtuan grupin e Kumanovës?!

Lajme

Ahmeti, Thaçi dhe Rama tradhtuan grupin e Kumanovës?!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:07

Heronjtë e rinj të kombit shqiptar, që vdiqën pas një lufte rreth 30 orësh kundër ushtrisë dhe policisë maqedonase në lagjen e Trimave në Kumanovë, u tradhtuan nga Ali Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, thotë publicisti Gazmend Islami.

Analisti politik, Gazmend Islami, thekson se, lufta ishte heroike, por tradhtia ishte e rënd e bërë nga tri shërbimet e përbashkëta SHISH-AKI-DAS.

“Pra të tri shërbimet ishin mirë të njoftuara për veprimtarinë e grupit të armatosur i cili kishte filluar shumë herët të përgatitej për luftë të armatosur kundër pushtetit shtypës të Maqedonisë karshi popullit shqiptar.
Si është e mundur, apo kjo koincidencë që të gjithë ata që nuk ishin pajtuar me marrëveshjet e arritur mes të ashtuquajturave drejtori politike të UÇK-së, të cilat ishin në shërbim të politikave jo kombëtare, por politikave antikombëtare, të cilat jo vetëm që dëmtuan luftën dhe qëllimin e saj, por prioritet numër një i saj ishte eliminimi i faktorit nacionalistë kombëtar që ishin në strukturat e UÇK-së”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai pyet se, a nuk mjaftuan emrat e qindra komandantëve të vrarë në përfundim të luftës apo pas saj, në montime të ndryshme?

“A nuk mjafton që si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni strukturat e drejtorive politike ishin për të parandaluar përparimin e luftës çlirimtare? Vet ardhja e Ali Ahmetit në Kosovë para një kohe tregon më së miri se ishte me porosi të qarta për djemtë që kishin vendosur për të vdekur për lirinë e popullit të vet. Pra të gjitha strukturat e shtetit ishin të njoftuara, por siç po shihet ata ishin të interesuar që të kishim likuidimin e tyre, kjo do tu shkonte për shtati të gjitha strukturave të fshehura të tri shteteve”, thekson ai.

Islami thotë se, merimi më i madh është që kemi dy shtete shqiptare të cilat heshtin dhe trembën kur janë vrarë 10 shqiptar dhe siç po duket janë masakruar dhe vrarë pasi që janë dorëzuar.

“Pra, kemi një krim makaber dhe të dy shtetet shqiptare nuk gjejnë as kohë të merren me rastin. Kjo tregon më së miri se politikat tona kombëtare më shumë janë shaka sesa serioze, nuk kemi asnjë qendër të përbashkët që do të koordinonte punët për veprime të më tutjeshme të veprimit të politikave shqiptare në Ballkan”, thotë Islami.

Publicisti pohon se, interesat sllave dhe blloku Rusi-Greqi-Maqedoni po punon për të parandaluar krijimin e shtetit shqiptar të përbashkët apo edhe integrimin e shqiptarëve në familjen e madhe Evropiane ku shqiptarët defakto do të jenë të bashkuar.

“Mendoj se këta trima që kishin një ideal, janë tradhtuar nga askush tjetër përpos nga treshja Ahmeti-Thaçi-Rama, por këta kanë harruar që ajo strukturë ka shtrirje në gjithë territoret shqiptare dhe tash vetëm sa ka ngritur moralin dhe ndjenjën e patriotizmit te qytetarët dhe është kuptuar se me luftën e Kumanovës ka vdekur edhe marrëveshja e Ohrit dhe paqja e brishtë në Maqedoni”, thotë analisti politik Gazmend Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat