DiCarlo sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Lajme

DiCarlo sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:53

Universiteti “Haxhi Zeka”, në Pejë në një ceremoni solemne do t’i jap titullin “Doctor Honoris Causa”, ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Rosemany A. DiCarlo.

Ceremonia solemne zhvillohet sot në ora 11:00 tek Amfiteatri i Fakultetit Juridik.

DiCarlo ka vlerësuar se është tejet e rëndësishme që Kosova ka vendosur themelimin e Gjykatës Speciale, meqë duhet mbyllur një herë e mirë kapitulli i luftës së vitit 1999.

Ajo në një intervistë për KosovaPress, thotë se SHBA-ja dhe BE-ja do të jenë në mbështetje të vendimeve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat