Ushtarët e lirisë varrosen me nderime ushtarake (Foto)

Lajme

Ushtarët e lirisë varrosen me nderime ushtarake (Foto)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:51

(E plotesuar) - Në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë janë varrosur 8 të vrarët tjerë në konfliktin e fundit në Kumanovë.
Familjarë, të afërm dhe qytetarë iu kanë dhënë lamtumiren e fundit 8 të vrarëve dhe kanë përkujtuar po ashtu edhe dy shokët tjerë të vrarë bashkë me ta, por që u varrosën të shtunën në vendlindjet e tyre.

Në varrimin e tyre kanë marrë pjesë edhe deputet të Kuvendit të Kosovës.

Nga AAK ishin Lahi Brahimaj, Time Kadriaj, Rasim Selmanin, Palin Lekaj. Po ashtu, Ganimete Mursliu e PDK'së dhe Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi dhe Aida Derguti të VV'së.

Deri në varrezat, të vrarët i kanë sjellë persona të veshur me uniforma të UCK'së.









Nisi ceremonia e varrimit të tetë të vrarëve në Kumanovë

Ka nisur ceremonia e varrimit të tetë shqiptarëve të vrarë në konfliktin e fundit në Kumanovë.
Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj, po varrosen në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë.

Kërkesën që të vrarët të varrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë e ka bërë OVL-UÇK dhe familjet e të vrarëve.

Vetëm Beg Rizaj është varrosur dje në kompleksin Memorial në Deçan. Kjo pasi që familjarët kanë kërkuar që ai të prehet atje, pranë luftëtarëve të tij të vrarë në luftën e Kosovës.

Kortezhi me trupat e të rënëve drejt Velanisë

Pas homazheve në sallën 1 tetori, kortezhi me trupat e të rënëve të Kumanovë është nisur për në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Ndërkohë, është mbajtur edhe një akademi komemorative për tetë të rënët në Kumanovë, ku u tha se dhimbja do të mundet me punë.

Në emër të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, foli Xhavit Jashari, i cili tha se dëshmorë e Kumanovës ranë për idealin e shtrenjtë, liri.

Kurse, Hysni Shaqiri nga Kumanova tha se ideali për t’i bashkuar trojet etnike i solli këta heronjët në Kumanovë.

Përfundojnë homazhet për të vrarët në Kumanovë

Kanë përfunduar homazhet në sallën “1 tetori” në Prishtinë për 8 të rënët në konfliktin e Kumanovës.

Mijëra qytetarë, ish bashkëluftëtarë dhe politikanë kanë nderuar të rënët e Kumanovës. Tani ka nisur Akademia Përkujtimore ku pasi që Hysni Klinaku ka kënduar himnin kombëtarë, në skenë për të folur ka dalë, Nusret Pllana.

“Që shqiptarët të bashkohen në shtetin e tyre në Shqipërinë Natyrale nuk mjaftoi gjaku i shqiptarëve që luftuam me shekuj, siç nuk mjaftoi as gjaku i këtyre dhjetë burrave që po i përcjellim në altarin e lirisë. Sot po përcjellim në përjetësi 10 dëshmorë të kombit që ranë në Kumanovën tonë, në Kumanovën e shqiptarëve. Sot po i nderojmë: Beg Rizajn, Nysret Kaloshin, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj”, ka thënë Pllana.

Në nder të të rënëve të Kumanovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të gjitha salla kanë mbajtur një minutë heshtje.

Meqenëse organizatorë të gjithë kësaj ngjarje kanë qenë shoqatat e dala nga lufta, në emër të tyre ka folur Xhavit Jashari.

“Liria e atdheut deshi jetën tuaj. Nga sot ju do të nga mungoni vetëm fizikisht ngase nga sot jeni bërë pjesë e lirisë sonë, lirisë së atdheut. Pa ju nuk mund të kujtohet asnjë ditë e lirisë sonë siq nuk mund të kujtohet as lufta e UÇK-së, UÇPMB-së, UÇK-së në Maqedoni. Kur liria e atdheut e kërkoi jetën tuaj ju e dhatë atë pa zhurmë e fjalë të mëdha. Ne do ta mundim dhimbjen me punë. Pa bashkimin kombëtarë të shqiptarëve e drejta popullit shqiptarë nuk do të plotësohet.”, ka thënë Jashari.

Ndërkaq Hysni Shaqiri, njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se familjet e të rënëve duhet të jenë krenare me djemtë që patën. “Unë vij nga vendi ku ndodhi beteja me 9 maj. Me gjithë dhembjen që keni paraprakisht familjet duhet të jenë krenare me djemtë e tyre. Përkushtimi i tyre për zgjidhjen e çështjen kombëtare i solli ata me 9 maj në Kumanovë. Ata ishin në vazhdimësi në luftë që nga viti 2001 ku kërkohej zgjidhja e qështjes së shqiptarëve. Heroizmi dhe vepra e tyre në Kumanovë i bën të pavdekshëm. Jam thellë i bindur se Kumanova dhe e gjithë bota shqiptare këta burra nuk do t’i harroj asnjëherë”, ka thënë Shaqiri.

Fillojnë homazhet para trupave të vrarë në Kumanovë. Homazhe po bëjnë përfaqësuesit e AAK-së dhe familjarët e të vrarëve

Në sallën 1 Tetori kanë filluar homazhet për të vrarët në Kumanove.

Në këto momente para kufomave të të rënëve po bëjnë homazhe një numër i madh i familjareve dhe qytetareve nga mbarë Kosova. Po ashtu homazhe janë duke bërë edhe disa deputet të partive politike në kosovë.

Aty është deputeti i LDK-së, Anton Quni, deputetet nga AAK-ja Donika Kadaj, Time Kadrijaj, Lah Ibrahimaj e Ahmet Isufi. Gjithashtu edhe deputetet Albulena Haxhiu, Aida Durguti e Finsik Ismaili nga Vetëvendosje. Djem të veshur me uniforma të UÇK-së kanë bartur arkivolet e 8 të vrarëve në konfliktin e Kumanovës duke i futur ato në sallën “1 tetori” ku do të mbahen homazhe për të rënët.

Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj do të varrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Tek arkivolet dy tavolina janë të zbrazëta dhe në të dyja ka lule. Para njërës qëndron një burrë me uniformë të UÇK-së dhe fotografinë e Beg Rizajt i cili u varros pardje në Glogjan.

Ndërsa në tjetrën tavolinë e cila është e zbrazët një tjetër burrë po e mbanë fotografinë e Nusret Kaloshit, shqiptarit nga Maqedonia i cili poashtu u vra në Kumanovë, raporton Zëri.

Ata do të varrosen në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve të kombit në Prishtinë.

Homazhe pranë arkivoleve të të vrarëve në Kumanovë kanë bërë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga Vetëvendosje, ishin Aida Derguti, Albulena Haxhija, Rexhep Selimi, Fisnik Ismaili.
Po ashtu, ka edhe shumë fëmijë të shkollave fillore e të mesme të veshur me bluza që janë të shkruar emrat e të vrarëve.

Përfundojnë përgatitjet për homazhet e të rënëve në Kumanovë

Kanë përfunduar edhe përgatitjet e fundit për homazhet për të rënët në Kumanovë. Homazhet do të mbahen sot rreth orës 14.00 në sallën 1 tetori në Prishtinë.

Më pas rreth ores 17.00 do të varrosen në varrezat e qytetit.







Hapen varret për të rënët në Kumanovë

Komuna e Prishtinës është në prërgatitje për të varrosur sot të vrarët në konfliktin e Kumanovës. Varret janë në përgatitje e sipër në varrezat e qytetit.

Bota sot ua sjell disa foto nga përgatitjet e sotme.

Ndryshe sot do të varrosen Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj dhe Nusret Kaloshi./BS






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat