Filojugosllavët duan ti shpallin luftëtarët e Kumanovës kriminelë!

Lajme

Filojugosllavët duan ti shpallin luftëtarët e Kumanovës kriminelë!

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:48

Filosllavët me çdo kush po e nxjerrin luftën e Kumanovës një luftë për fuqi politike për pushtetin e Nikolla Gruevskit dhe një luftë për para të një rrejti personash, por pa emër. Më e keqja është se në këtë lojë e kanë përfshirë, shërbimin Inteligjent të Kosovës, policinë dhe prokurorinë. Në fakt sa më shumë që po mundohen t’i japin kuptim luftës së Kumanovës si një luftë për para, aq më shumë po i bëjnë të pafuqishme tri shtyllat kryesore të sigurisë, AKI-në, policinë dhe prokurorinë.

AKI-ja që u tregua e paaftë dhe e paautoritet të ndalonte grupin, policinë që u tregua dështake në kapjen e të dyshuarve me kohë, dhe prokurorinë tërësisht të paaftë për të marrë vendimet për kryerjen e bastisjeve dhe arrestimeve, dhe këtu hyn në lojë edhe gjykatësi hetues, nëse prokuroria ia ka bërë një kërkesë të tillë.

Nëse është kjo skemë e vërtetë, atëherë këtu duhet të japin llogari dhe përgjegjësi një varg strukturash shtetërore, së pari drejtuesi dhe drejtuesit më të lartë të AKI-së, të policisë, të prokurorisë, por edhe drejtues të institucioneve politike, që e patën në dorë si thuhet raportin e AKI-së. Por, për të dhënë përgjegjësi këtë nuk po e dëshiron askush, por interpretimi po ju pëlqen.

Skenari që ndërtojnë këta është aq i thjesht, sa sërish tregon nivelin e dobësive kaq të mëdha, sa të thuash se të gjithë drejtuesve të këtyre institucioneve duhet rënë gomë, duhet fshirë, dhe përnjëherë të emërojnë të ri.

Çfarë lidhje ka t’i biesh Gërdecit dhe ti biesh Kumanovës? Pse një grupi që pretendon të bëjë ‘çudira’ në Maqedoni, ti sjellë probleme vetit dhe të përndiqet edhe më shumë, në kohën, që tashmë paska qenë i përndjekur?!

Pse të marrësh dy milion euro nga Shërbimi Sekret Maqedonas dhe ti biesh Gërdecit? Paratë merren për Gërdecin apo për Gruevskin?!
Dhe ajo që nuk ka asnjë logjikë, si mund të marrësh para nga Gruevski, dhe që ai të të vras më pas?!

Po a kanë pyetur këta njerëz skenarist se sa kushton jeta e një luftëtari, sa kushton jeta e 10 luftëtarë, dhe çfarë rreziqesh të krijon ballafaqimi me 40 të tillë? Këtë më së miri sot e din Gruevski dhe Mijallkovi, ish shefi i shërbimit inteligjent të Maqedonisë, të cilët duke llogaritur pikërisht ndoshta në skenarë të këtillë i kanë dhënë goditjen vetes, më vdekjeprurëse për pushtetin e tyre. Ata e kanë hapur njëherë e mirë çështjen shqiptare në Kumanovë, dhe jo më vetëm si çështje të shqiptarëve në Maqedoni, por të të gjithë shqiptarëve në Ballkan.

Ndërsa, nëse kjo çështje po i pengon filojugosllavët dhe filoserbët dhe me çdo kusht po mundohen ta ruajnë status-kuon për shqiptarët në Maqedoni dhe me këtë një mbetje të Jugosllavisë komuniste, janë të kapitulluar. Madje, edhe aktorët që kanë zgjedhur disa janë tamam renegatë shqiptarë, të përdorur si falanga nga Millosheviçi. Prandaj, interpretimet dhe akordimet nuk kanë si të dalin ndryshe! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat